• |
ide | kryesore

Video/ Ruiz i jep Napolit vendin e parë: Lazio dorëzohet në minutën e 94′

-Instant, Sport, Video



Napoli mposht Lazion 2-1 në Olimpico dhe përfiton nga gabimet e Milanit dhe Interit për të arritur kuqezinjtë në krye të Serie A. Napoletanët vuajtën për më shumë se një orë, por kaluan në avantazh me një të djathtë të shkëlqyer të Insignes në minutën e 62′. Pedro barazoi rezultatin në minutën e 88 me një goditje nga distanca, por në minutën e 94 mendoi Fabian Ruiz t’i jepte Spallettit tre pikët dhe vendin e parë.

Lazio luajti shumë më mirë në pjesën e parë dhe shpërdoroi avantazhin me Luis Alberton dhe një Immobile nën ton në këtë mbrëmje, më pas, në pjesën e dytë, një gabim në prapavijë i Lazios (ndërtimi i zakonshëm nga prapa) i dha mundësinë Insignes të shënojë golin e avantazhit, me sulmuesin të aftë të thyente Strakoshën me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës.

VAR anuloi dyfishimin e rezultatit nga Insigne (offside), më pas në të 88′ Pedro ekuilibroi situatën me një goditje brilante me të majtën. U duk gjithcka e përfunduar, por në aksionin e fundit Lazio kapet e çekuilibruar dhe Fabian Ruiz shpiku një super gol nga jashtë zonës me të majtën, që nuk i la asnjë mundësië Strakoshës.

Italy Serie A
Torino 1-2 Cagliari
Verona 3-1 Venezia
Spezia 0-1 Roma
Lazio 1-2 Napoli



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *