• |
ide | kryesore

Video/ Të gjithë në këmbë për një zëvendësim: hyrja në fushë e Eriksen pas 259 ditësh është rrënqethëse

-Instant, Sport, Video



Në Brentford-Newcastle e përfunduar me rezultatin 0-2, Christian Eriksen u rikthye në fushë pas infarktit të pësuar në Danimarkë-Finlandë, gjatë kampionatit të fundit evropian. Kanë kaluar 259 ditë nga ajo ndeshje e mallkuar për të në Euro 2020, kur në minutën e 43′ zemra e Christian Eriksen pushoi së rrahuri dhe vetëm ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve shmangu më të keqen, duke i shpëtuar jetën. Pas frikës së madhe, erdhi operacioni për vendosjen e defibrilatorit të zemrës, lamtumira nga Interi dhe zbarkimi te Brentford për t’iu rikthyer të qenit futbollist. Ndaj Newcastle, mesfushori danez u grumbullua për herë të parë dhe fillimisht u ul në pankinë. Më pas hyrja në fushë në minutën e 52′ mes ovacioneve të publikut: Eriksen është kthyer.

“Përveç rezultatit, mund të them se jam një njeri i lumtur: është një ndjesi e mrekullueshme të rikthehesh të luash”, komentoi Eriksen. “Trajneri nuk më tha shumë gjëra kur hyra në fushë, vetëm fat dhe shijoje ndeshjen”, tregoi ai. Duke folur për këto javë te Brentford, danezi zbuloi: “Ishte gjithçka e veçantë që nga dita e parë. Klubi u kujdes për mua.” Eriksen më vonë zbuloi se “janë këtu edhe familja ime, prindërit e mi, fëmijët e mi, vjehrra ime dhe disa mjekë që më kanë ndihmuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *