• |
ide | kryesore

300 mijë vaksina Pfizer brenda marsit/ Manastirliu jep lajmin: Kontratë për 1 milion doza brenda 2022

-Instant, Lajme, Të fundit



Deri në fund të muajit marsit në Shqipëri do të vijnë 300 mijë doza të vaksinës Pfizer dhe deri në mbyllje të vitit është parashikuar blerja e 1 milion dozave dhe 500 dozave opsionale. Lajmi është dhënë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në Komisionin e Shëndetësisë.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, ne sigurojmë 1 milion doza të vaksinave për vitin 2022, duke ardhur sipas një kalendari, deri në fund të marsit 300 mijë doza dhe duke vijuar në qershor 200 mijë doza të tjera, në shtator 200 mijë doza dhe në 3-mujorin e fundit të vitit, 300 mijë doza të vaksinave. Nëse do të vlerësojmë që Plani Kombëtar i Vaksinimit do të ketë nevojë për një sasi më të shpejtë të dozave të tjera të vaksinave, ne do të kemi mundësi që nëpërmjet kësaj marrëveshjeje të disponojmë edhe 500 mijë doza të tjera, nga 1 milion doza që do të kemi të garantuara në këto 12 muaj të vitit”, tha Manastirliu.

Duke folur për procesin e vaksinimit, Manastirliu ka bërë me dije se janë kryer mbi 2.7 milion vaksinime, brenda dhe jashtë vendit.



9 Comments

  1. Zgjohuni o njerëz, mos i merrni helmet e këtyre fytyrave të poshtra, si kjo ministrucja e “shëndetsisë” !!! Kur t’a kuptoni do të jetë shumë vonë, do e paguani me vdekje ose komplikacione të pashërueshme.

  2. Ti leket e babait apo te sateme i ke qe blen 1 milion doza ne nje kohe qe shumica shteteve i hoqen te gjitha kufizmet dhe vaksinimin. Po Shqiperia ka bere kontraten me disfavorizues me Pfizer bashke me Brazilin dhe 2 vende te tjera prandaj dhe eshte e detyruar ti permbahet duke shperdoruar leket e taksapaguesve

  3. Kjo eshte kare apo ben vete. Ketu nuk po ben me njeri vaksinat qe jane, kjo blen te tjera. Sapo shkaterroi miliona doza britania e madhe(sepse nuk hyjne me ne pune), pse nuk ia mori falas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *