• |
ide | kryesore

ARRSH: Reshje bore në veri, drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes

-Instant, Lajme, Të fundit



Moti i ftohtë me reshje bore kryesisht në vendet malore që ka përfshirë vendin ka detyruar Autoritetin Rrugor Shqiptar që t’u bëjë apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar në ato akse. ARRSH njofton se reshje ka pasur vetëm në Veri dhe pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit reshje ka pasur vetëm në Rajonin Verior, me intesitet të dobët dhe pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve

Kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin dhe për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset me prezencë bore.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *