• |
ide | kryesore

Bilanci i humbjeve të Rusisë: Mbi 5000 ushtarë të vrarë dhe dhjetëra avionë e helikopterë të rrëzuar

-Instant, Lajme, Planet



Deri këtë të hënë, forcat ukrainase i kanë rezituar agresionit rus, duke hedhur në ajër ura e duke luftuar në disa fronte. Sipas ushtrisë ukrainase bilanci i humbjeve nga ana e rusëve është i rëndë. Një ditë më parë, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar një video ku tregojnë momentin që kanë shkatërruar një karvan me tanke rusë, duke përdorur dronë të prodhuar në Turqi.

 

Bilanci i humbjeve sipas Forcat të Armatosura të Ukrainës:

Trupa: rreth 5300

Avionë: 29

Helikopterë: 29

Tanke:  191

Mjete transporti të rënda: 816

Topa: 74

Sisteme raktore BUK: 1, RSZV BM: 21, MLRS BM-21: 21

Makineri të tjera: 291

Depozita karburanti: 60

Anije / varka: 2

Sisteme ajrore luftimi: 5

Ditën e sotme është parashikuar një takim mes delegacioneve të të dy shteteve, në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë. Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se 24 orët e ardhshme, dita e pestë e pushtimit rus, do të jenë kyç për ecurinë e luftës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *