• |
ide | kryesore

Dalin SMS/ Ushtari rus flet me nënën para se të vritej: Jam në Ukrainë, kam frikë se e katranosëm këtu… (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Të tjera dëshmi të dhimbshme vijnë nga kampi i luftës ku mësohet se shumë ushtarë rusë nuk e kanë ditur se po shkonin në luftë në Ukrainë. Madje sipas raportimeve nga fronti i luftës, një pjesë e ushtarëve rus raportohet të kenë qenë dhe të pastërvitur.

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, lexoi mesazhet e dhimbshme telefonike të shkëmbyera nga një ushtar rus me nënën e tij përpara se të vritej. Mes rreshtave, ushtari i identifikuar si Loshja i thotë nënës së tij se nuk e dinte që po shkonte në Ukrainë.

Biseda e ushtarit rus me nënën

Nëna: Loshja si je? Përse shkoi kaq gjatë pa më shkruajtur? A je me të vërtetë në stërvitje?

Loshja: Nënë nuk jam më në stërvitje, nuk jam në Krime.

Nëna: Po ku je. Babai pyet nëse mund të të dërgojë ndonjë pako.

Loshja: Po çfarë pakoje? Unë dua të vras veten.

Nëna: Çfarë flet kështu? Çfarë ndodhi?

Loshja: Nënë jam në Ukrainë. Një luftë e vërtetë po ndodh këtu. Kam frikë se e katranosëm këtu. Edhe me njerëzit paqësorë. Na thanë që do të na prisnin me duar hapur, por ne nuk jemi të mirëpritur për ta. Ata po hidhen poshtë tankeve tona për të mos kaluar. Na quajnë fashistë. Nënë kjo është shumë e vështirë.



4 Comments

  1. Filluan përrallat me Skurte Pal Vaten u bëtë me keq se Llyll Brava me pantallona të shkurtra në 20 shkurt.🤣

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *