• |
ide | kryesore

FIFA dhe UEFA bëhen bashkë kundër Rusisë, përjashtohet nga Botërori 2022

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Sport, Të fundit



FIFA dhe UEFA kanë përjashtuar nga çdo kompeticion klubet dhe kombëtaret ruse. Këtu përfshihet edhe Botërori 2022.

“Pas vendimeve fillestare të marra nga Këshilli i FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i cili parashikon miratimin e masave shtesë, FIFA dhe UEFA kanë vendosur sot bashkërisht që të gjitha skuadrat ruse, qofshin kombëtare apo klube, do të pezullohen nga pjesëmarrja.

Këto vendime janë miratuar sot nga Byroja e Këshillit të FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, përkatësisht organet më të larta vendimmarrëse të të dy institucioneve për çështje të tilla urgjente.

Futbolli është plotësisht i bashkuar dhe në solidaritet të plotë me të gjithë ata që janë prekur në Ukrainë. Të dy presidentët shpresojnë se situata në Ukrainë do të përmirësohet ndjeshëm dhe shpejt, në mënyrë që futbolli të jetë sërish një vektor i unitetit të paqes mes popujve”, thuhej në njoftimin zyrtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *