• |
ide | kryesore

FSHF e Duka do të zhvillojnë Asamblenë, por zgjedhje nuk do të ketë: “Çështja e Presidentit në një datë tjetër”

-Instant, F1, Sport



Asambleja zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit do të zhvillohet pasnesër në 2 mars si ishte parashikuar, pavarësisht vendimit të Gjykatës për të ndaluar mbajtjen e saj. Ka qenë vetë presidenti i FSHF-së Armand Duka që ka bërë të ditur zhvillimin e saj, por me një detaj: nuk do të ketë zgjedhje të presidentit të ri të institucionit të futbollit dhe antarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së: “Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t’i propozoj dhe do t’i kërkoj Asambles që pikën e rendit e ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv, të shqyrtohen në një datë tjetër” sqaron Duka.

E gjitha kjo është e destinuar të krijojë kaos në futboll, me Gjykatën e Tiranës, që përmes një vendimi të datës 21 shkurt njoftoi bllokimin e zgjedhjeve të 2 marsit, në të cilën do të zgjidhej edhe kreun i FSHF-së.
Pas Gjyqtares F. Osmani edhe Gjyqtari F. Kapllani vendosi pezullimin e zgjedhjeve të FSHF-së, me kërcënimin se moszbatimi i vendimit të kësaj Gjykate është shkelje penale dhe shkelësit do të përballen me një sanksion prej 2-3 vjet burg.

Sikur të mos mjaftonte, vetëm dy ditë përpara Asamblesë zgjedhore të FSHF, Gjykata e Tiranës ndërhyri edhe njëherë sot në cështjet e futbollit, duke pezulluar përkohësisht nga detyra presidentin, Armand Duka. Ky, në fakt, është vendimi i gjashtë kundër Federatës dhe presidentit të saj gjatë muajit të fundit, pasi institucioni që qeveris futbollin shqiptar është akuzuar zyrtarisht nga të paktën 4 shoqata rajonale për manipulim të procesit zgjedhor.

Ky vendim i Gjykatës, sipas asaj që mësohet, bëhet për t’i paraprirë kaosit të mundshëm që mund të krijohej të mërkurën, me FSHF që ka vendosur t’i zhvillojë zgjedhjet pavarësisht vendimit të Gjykatës për bllokimin e procesit. Asamblea, sipas asaj që pohon Duka, do të zhvillohet, por kjo është një tërheqje e numrit 1 të futbollit, ndoshta strategjike, në pritje të raportit të misionit të UEFA-s për procesin zgjedhor: “Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore më datë 2 mars 2022, me një rend dite siç e parashikon Statuti i FSHF-së”, shkruan Duka.

POSTIMI I ARMAND DUKËS

Të nderuar miq,

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore më datë 2 mars 2022, me një rend dite siç e parashikon Statuti i FSHF-së: miratimin e bilancit financiar, miratimin e buxhetit, miratimin e raporteve të auditorëve të pavarur dhe zgjedhjet për organet drejtuese, për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv për katër vitet e ardhshme.

Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t’i propozoj dhe do t’i kërkoj Asambles që pikën e rendit e ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv, të shqyrtohen në një datë tjetër.

Uroj që kjo periudhë t’i shërbej një procesit të rregullt statutor dhe gjithë kandidatëve për të shpalosur platformat e tyre përballë komunitetit të futbollit.

Armand Duka



1 Comment

  1. Ai luftoi me mullinjtë e erës, deklaronte se “në gjithë vendin janë mbi 3 milion bunkerë” kur në fakt nuk ishin as 70 mijë, dhe u bëri thirrje shqiptarëve “shkatërroni gjithçka që i përket asaj kohe”. Një makabritet, një tmerr i padëgjuar. Dinamit, matrapik, dhe deri bomba janë përdorur për shkatërrimin e tyre, por ishte e kotë, pasi cilësisht ato ishin perfekte, pikërisht për raste lufte. Por Sali Berisha, kishte një mision, dhe nuk mund të ndalej. Duhej të shkatërronte nga themelet, sistemin e fortifikimit, ushtrinë, bazat, tunelet, duhej shitur armatimi, municioni, duheshin shitur për skrap anijet ushtarake, flota detare, duheshin shitur topat, avionët, (ku disa prej atyre që ne kishim po i përdor akoma Ukraina sot), duheshin shembur pikat fortifikuese në zonat kufitare, dhe gjithçka të kthehej në zero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *