• |
ide | kryesore

Haga do të hetojë Rusinë për krime lufte në Ukrainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës do të hapë një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.

“Ekziston një bazë e arsyeshme për të besuar se si krimet e supozuara të luftës ashtu edhe krimet kundër njerëzimit janë kryer në Ukrainë,” – tha prokurori Karim Khan i gjykatës së Hagës.

“Qëllimi im është që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të supozuar që bie në juridiksionin e zyrës sime që janë kryer nga çdo palë në konflikt në çdo pjesë të territorit të Ukrainës”, – shtoi më tej ai.

Më herët ishte Lituania që i bëri thirrje GJNP të hapte një hetim për krimet e luftës të kryera nga Rusia dhe Bjellorusia në Ukrainë.

Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte i tha Washington Post: “Ajo që po bën Putin është vetëm një vrasje dhe asgjë tjetër, dhe shpresoj që ai do të shkojë në Hagë”.

Me shtimin e provave të përdorimit të municioneve thërrmuese pa dallim nga Rusia në qytetet ukrainase, dhe rrafshimin e ndërtesave të banimit në Kharkiv në veçanti, qeveria në Kiev po përgatit gjithashtu një çështje kundër Moskës për ta çuar në Hagë. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. PYESNI NJEHRE LINDJEN E MESME SE KUSH DUHET HETUAR
    KAQ PATRU JANE NJEREZIT SAQE TE MOS KUPTOJNE HIPOKRIZINE?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *