• |
ide | kryesore

Lady Gaga dhe Bradley Cooper ribashkohen në ‘Sag Awards” (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Bradley Cooper dhe Lady Gaga u ritakuan të dielën në mbrëmje në SAG Awards 2022, ku të dy ishin të nominuar.

Në fotot e shkrepura gjatë eventit, dyshja u fotografua duke biseduar dhe qeshur me njëri tjetrin. Ish kolegët nxitën aludime për një romancë mes tyre në vitin 2018 pas publikimit të filmit “A Star is Born”. Mirëpo pas performancë së tyre në Oscar 2019, ku dyshimet u nxitën më shumë, këngëtarja hodhi poshtë spekulimet.“Para së gjithash, mediat sociale, sinqerisht, janë tualeti i internetit”, tha Gaga, e cila atëherë sapo ishte  pas ndarë nga i fejuari Christian Carino, në “Jimmy Kimmel Live!”. “Ajo që i ka bërë kulturës pop është e tmerrshme. Dhe po, njerëzit e panë dashurinë, dhe e dini çfar, kjo është ajo që ne donim që ju të shihnit.“The Shallow” është një këngë dashurie, , filmi, ‘A Star Is Born, është një histori dashurie. Ne punuam kaq shumë, punuam gjithë javën për atë performancë”, u shpreh ajo, duke shtuar se Cooper ishte truri i prapaskenave.Këngëtarja u nominua në çmimet SAG të këtij viti në kategorinë “Aktore femër në rolin kryesor” për “House of Gucci”. Cooper u nominua për rolin e tij në “Licorice Pizza”, por humbi nga ylli i “CODA” Troy Kotsur./Lapsi.al

A Star Is Born stars Lady Gaga, Bradley Cooper reunite at SAG Awards |  EW.com

A Star Is Born stars Lady Gaga, Bradley Cooper reunite at SAG Awards |  EW.com



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *