• |
ide | kryesore

Mbërrin delegacioni ukrainas, gati për nisjen e negociatave me Rusinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ukraina kërkoi një “armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse”. Kjo ka qenë ndër kërkesat e para që delegacioni ukrainas do të parashtrojë për bisedime me Rusinë. Takimi është caktuar në kufirin ukrainas-bjellorusi, tha një deklaratë nga presidenca ukrainase. Delegacioni përfshin disa zyrtarë të rangut të lartë, por jo vetë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Bisedimet Moskë-Kiev në Bjellorusi, mbërrin delegacioni ukrainas, ja kush janë të dërguarit
Delegacioni ukrainas ka mbërritur në Bjellorusi për të zhvilluar bisedime me Rusinë.

Delegacioni ukrainas mbërriti në kufi me helikopter. Në të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes Reznikov, zëvendësministri i Jashtëm Totsicki, këshilltari i Zelenskit Pantoliak, deputetët Arakamia dhe Umerov dhe përfaqësuesi i Grupit Trepalësh të Kontaktit, Kostin.

Me Ukrainën që mbrohet heroikisht, Perëndimi ka lëvizur në mënyrë dinamike ditët e fundit, duke përshkallëzuar mbytjen ekonomike dhe izolimin ndërkombëtar të Moskës, ndërsa ka ndihmuar ndjeshëm presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky me ndihmë ushtarake për të organizuar mbrojtjen e vendit të tij.

Në një lëvizje vendimtare mbrëmë në përgjigje të kërcënimit të mëparshëm bërthamor të Putinit, Bashkimi Evropian po mbyll hapësirën e tij ajrore për avionët rusë.

Bisedimet ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen në kufirin ukrainas- bjellorusi pranë lumit Pripyat, pas një ultimatumi të dërguar nga Moska në Kiev të dielën pasdite.

Kjo është përpjekja e parë për të arritur një marrëveshje mes dy palëve, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk u shfaq optimist për rezultatin e këtyre kontakteve, por tha se delegacionet do të takohen “pa kushte”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *