• |
ide | kryesore

SAG awards/ Publikohen pamjet kur Selena Gomez rrëzohet para gazetarëve

-Instant, Paparazzi, Slider



Jo gjithçka shkoi ashtu siç duhet për Selena Gomez në SAG aëards. Teksa ishte para gazetarëve për shkak të takave të larta këngëtarja u pengua dhe ra në njërin gju. Për fat të mirë, dikush ishte në krah të Selenës për ta ndihmuar të ngrihej shpejt dhe ajo hoqi menjëherë këpucën tjetër për t’u larguar nga tapeti.

Selena nuk donte të rrezikonte të rrëzohej sërish pasi u ngjit në skenë gjatë shfaqjes, sepse u shfaq zbathur ndërsa prezantoi një çmim përkrah Martin Short gjatë ceremonisë së çmimeve. Selena dhe Martin prezantuan çmimin e dytë të mbrëmjes dhe fansat vunë re menjëherë se aktorja ishte pa këpucë në skenë, fillimisht pa e kuptuar arsyen. Vetëm një orë më vonë u shfaq videoja e rrëzimit në tapetit e kuq.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *