• |
ide | kryesore

Spartak Moska drejt përjashtimit nga Europa League: Sipas Bild, Leipzig shkon direkt në çerekfinale

-Instant, Sport



UEFA do të shpallë sot përjashtimin e Spartak Moskës nga Europa League për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Lajmin e bujshëm e ka raportuar edicioni online i gjermanes Bild. Klubi rus duhet të ishte përballur në fazën e 1/8 me Leipzig (ndeshja e parë më 10 mars, kthimi më 17), me formacionin e Red Bull që në këtë pikë do të shkojë direkt në çerekfinale të eventit pa dalë në fushë.

Vendimi zyrtar është punë orësh, skuadra e drejtuar nga Paolo Vanoli (ish-lojtar i Serisë A midis Parmës, Fiorentinës dhe Bolonjës), i cili u ul në pankinën moskovite në mes të dhjetorit pas shkarkimit të Rui Vitorias, dhe ish-anësori i Interit, Victor Moses, duhet të përballej me Leipzig, por ky vendim i sheh gjermanët të kalojnë drejtpërdrejt në çerekfinale. Spartak Moska ishte skuadra e vetme ruse e mbetur në kompeticionin e Europa League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *