• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ç’po ndodh në Kiev, shpërthime në fuqishme nga të katër anët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës njoftoi se mbrëmjen e së hënës janë intensifikuar sulmet me raketa ruse të cilat kanë goditur ndërtesat e banimit.

3 ndërtesa 5-katëshe u shkatërruan nga një sulm me raketë.

Një zëdhënëse e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave tha se po kërkohej për të paktën 2 persona të varrosur nën rrënoja.

Më tragjike duket situata në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të vendit ku dhjetëra njerëz janë vrarë nga sulmet me raketa ruse.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan raketa që goditnin Kharkivin, në atë që disa analistë të mbrojtjes e përshkruan si tipike të një sulmi me municione thërrmuese në një zonë të dendur urbane.

Rusia mohoi se ka shënjestruar zonat e banuara.

Një re tymi të zi mund të shihej gjithashtu nga një qendër tregtare e shkatërruar në qytetin Chernihiv, në veri të Ukrainës.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes tha se pothuajse 75% e forcave ruse të mbledhura në kufijtë e Ukrainës janë tani brenda vendit.
Ushtarët rusë nuk kanë marrë ende dy qytetet kryesore: Kharkiv në verilindje dhe Mariupol në jug. ©LAPSI.al



2 Comments

    1. Edhe ti e ke një kar në bythë se shikon qe është video game pastaj duket gjë vendi dhe koha kur ndodh edhe nqs është në jetën reale?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *