• |
ide | kryesore

Zelensky kërkon anëtarësim të menjëhershëm të Ukrainës në BE, reagon Brukseli

-Instant, Lajme, Planet



Pas deklaratës së presidentit Zelensky se Ukraina duhet të ishte në BE, vjen reagimi i parë nga Burkseli. Zyrtarët në Bruksel thanë se “kjo do të duhet të vlerësohet shumë shpejt nga këshilli dhe të merret vendimi nëse do të kërkohet një opinion urgjent nga Komisioni Evropian”.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy kishte bërë një videomesazh në të cilën i bëri thirrje Bashkimit Evropian për anëtarësim urgjent në bllokun 27-anëtarësh të vendit sipas procedurave të veçanta.

Që Ukraina të bëhet një vend anëtar i BE-së, ajo do të kalojë një periudhë të para-anëtarësimit me kohëzgjatje të ndryshme, gjatë së cilës vendi kandidat përshtat institucionet, standardet dhe infrastrukturën e tij për t’i mundësuar asaj të përmbushë detyrimet si shtet anëtar, shkruan The Guardian.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia janë aktualisht vende kandidate.



1 Comment

  1. Ndersa luften po e ben me ndihmen e SHBA dhe NATO, madje duke marre armatime si bllok nga BE, cka ndodh per here te pare dhe jashte normave te tij, heroi Zelenski ne diten e peste te luftes kerkon pranim urgjent e me procedure speciale te Ukraines ne BE e keshtu rinderton edhe vendin.
    Ky oreks i madh, sepse Kievi zyrtar u ndje qendra e botes, per Ballkanin qe punon me dekada per procesin e anetaresimit ne BE eshte jo vetem cudi, por edhe paturpesi.
    Pasi morren garanci per ukrainasit dhe qendrimin e te ikurve nga lufta, madje edhe tre vjet qendrim pa kerkuar azil politik,si dhe ndihma, kredi e armatime nga te gjitha anet, kerkesat nuk mbarojne.
    Si shqiptare u ndjeva e fyer dhe si ballkanase e nenvleresuar. Mjaft eshte mjaft si per ruset, ashtu edhe per ukrainasit.
    Lindja e Mesme dhe Ballkani edhe per shkak te mosangazhimit si dhe sa duhet te kesaj Europe kane kaluar luftera, mjerim e pergjakje, por liderat e tyre, te mire apo jo, nuk kane dale ne pazar per lirine e benefice te vendeve perkatese.
    Orekset e Lindjes mund ta shtyjne boten ne rruge pa krye dhe shesh lufte do te jete Europa vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *