• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Fifa e Uefa përjashtojnë Rusinë nga të gjitha kompeticionet

-Instant, F1, Sport



FIFA dhe UEFA kanë vendosur të pezullojnë Rusinë nga të gjitha garat ndërkombëtare deri në një njoftim tjetër. Nuk ka Botëror në Katar për ekipin kombëtar të Valery Karpin, madje as kompeticione evropiane për klube. Rusia duhej të përballej me Poloninë në Moskë më 24 mars, por Szczesny dhe shokët e tij kishin njoftuar se do të refuzonin të luanin, ashtu si Suedia dhe Republika Çeke, kundërshtarë të munshëm të rusëve në finale.

“Pas vendimeve fillestare të marra nga Këshilli i FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, që parashikonin miratimin e masave shtesë, FIFA dhe UEFA kanë vendosur sot bashkërisht që të gjitha skuadrat ruse, qofshin ato përfaqësuese kombëtare apo klube, do të pezullohen nga pjesëmarrja në garat e FIFA-s dhe UEFA-s, deri në një njoftim të dytë. Këto vendime janë miratuar sot nga Byroja e Këshillit të FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, përkatësisht organet më të larta vendimmarrëse të të dy institucioneve për çështje të tilla urgjente. Futbolli është i bashkuar dhe i solidarizuar me të gjithë personat e goditur nga lufta në Ukrainë. Të dy presidentët shpresojnë se situata në Ukrainë do të përmirësohet ndjeshëm dhe shpejt, në mënyrë që futbolli të jetë sërish një vektor i unitetit dhe paqes mes popujve.

UEFA NJOFTON MBYLLJEN E PARTNERITETIT ME GAZPROM
Në të njëjtën kohë me njoftimin e pezullimit të klubeve ruse nga garat evropiane, UEFA njoftoi edhe përfundimin e partneritetit me gjigantin rus të gazit, Gazprom: “UEFA ka vendosur sot të përfundojë partneritetin e saj me Gazprom në të gjitha kompeticionet. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe mbulon të gjitha marrëveshjet ekzistuese, duke përfshirë UEFA Champions League, garat e ekipeve kombëtare të UEFA-s dhe UEFA EURO 2024”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *