• |
ide | kryesore

“Duhet t’i largohen luftës”: FIFPro i kërkon FIFA-s që lojtarët e huaj në Rusi të zgjidhin kontratat pa pasoja

-Instant, F1, Sport



FIFA duhet të përballet tashmë çdo ditë me kërkesa të reja. FIFPro kërkon që lojtarët e huaj në Rusi të jenë në gjendje të ndërpresin kontratat e tyre pa sanksione. Pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën, bota e futbollit nuk ka mbetur indiferente. UEFA u sigurua menjëherë të zhvendoste selinë e finales së Ligës së Kampionëve nga Shën Petersburg në Paris, FIFA zgjodhi sanksione, të konsideruara nga më të voglat, ndërsa në orët e fundit, dy organet drejtuese të futbollit kanë zgjedhur për një goditje të fortë të përbashkët: FIFA dhe UEFA kanë njoftuar se të gjitha ekipet kombëtare dhe klubet ruse janë pezulluar nga garat deri në një njoftim të ri.

Megjithatë, tani po vijnë kërkesa të reja. Shumë lojtarë kanë mbetur në harresë dhe për momentin nuk dihet se çfarë do të ndodhë me lojtarët e huaj që luajnë në Rusi. FIFPro, e cila vepron si një sindikatë për futbollistët në mbarë botën, po i kërkon FIFA-s të ndryshojë politikën e saj të transferimeve. Sipas të përditshmes holandeze VI, FIFPro beson se është e drejtë që, për shkak të luftës së vazhdueshme, ata që luajnë në Rusi mund të anulojnë marrëveshjen e tyre pa sanksione.

Lajmin në mikrofonat e VI-së e ka konfirmuar anëtari i bordit të FIFPro, Louis Everard: “Ne i kërkuam FIFA-s ta bënte këtë lëvizje. Kjo duhet të organizohet sa më shpejt të jetë e mundur. Konflikti në rritje na duket se është një arsye që të mund të zgjidhet kontrata pa pasur nevojë të paguhet një dëmshpërblim për klubin. Tani po e diskutojmë. Duke pasur parasysh situatën jashtëzakonisht shqetësuese, ne besojmë se lojtarëve duhet t’u jepet liria për t’u larguar nga vendi. Ne duam qartësi për këtë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Aktualisht në Premier Ligën ruse luajnë 133 lojtarë të huaj. Në vitin 2020, për shkak të pandemisë së koronavirusit, FIFA kishte lejuar zgjatjen automatike të kontratave, pas ndërprerjes së sezonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *