• |
ide | kryesore

Gazetarja ukrainase vë në siklet Boris Johnson: Ju keni frikë, NATO nuk është e gatshme të na mbrojë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Gjatë konferencës së kryeministri britanik në Poloni, pati edhe një moment prekës. Një gazetare ukrainase i drejtohet Boris Johnson-it me lot në sy duke i thënë se Perëndimi nuk po bën mjaftueshëm për të mbrojtur civilët dhe Ukrainën nga pushtimi rus.

“Ju keni frikë. NATO nuk është e gatshme t’na mbrojë, pasi NATO ka frikë nga Lufta e Tretë Botërore, por ajo tashmë ka nisur. Dhe janë fëmijët ukrainas që po goditen.

Ju flisni për më shumë sanksione, kryeministër, por Roman Abramovich nuk është sanksionuar, ai është në Londër, fëmijët e tij nuk po bombardohen, ato janë në Londër.

Fëmijët e Putin janë në Holandë, në Gjermani, në vila luksoze. A janë sekuestruar ato vila luksoze? Nuk më rezulton kështu. Po shoh që familjarët dhe kolegët e mi po qajmë. Nuk dimë ku të shkojmë. Kjo është ajo që po ndodh, kryeministër”, i tha gazetarja.

“Faleminderit, faleminderit për pyetjet dhe që jeni këtu sot. Jam i lumtur që ju ishit në gjendje të mbërrinit këtu. Thjesht dua të them se jam shumë I vetëdijshëm se nuk mund të bëjmë shumë, si qeveri e Britanisë së Madhe, për t’ju ndihmuar në mënyrën që ju dëshironi dhe unë dua të jem i sinqertë lidhur me këtë”./ A2 

 



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *