• |
ide | kryesore

Kryebashkiaku i Kievit: Trupat ruse janë në periferi! Fortifikime në çdo hyrje, mos dilni nga banesat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka paralajmëruar këtë të martë se “armiku është në periferi të kryeqytetit”, duke shtuar se ushtria ukrainase “po përgatitet të mbrojë Kievin”. 

Ai ka thënë në një video-mesazh se “Forcat tona të armatosura, Forcat e Mbrojtjes Territoriale, po luftojnë heroikisht për tokën tonë”.

Ish-kampioni i botës në boks, kryebashkiaku Klitschko iu ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në banesa, ndërsa është shprehur se në hyrjet e kryeqytetit janë ndërtuar fortifikime e postblloqe.

“Në hyrje të qytetit janë ndërtuar fortifikime dhe postblloqe. U kërkoj të gjithëve të ruajnë qetësinë. Mos dilni jashtë pa arsye dhe qëndroni brenda në rast alarmi”, ka deklaruar kryebashkiaku.



2 Comments

  1. Kryetari i Bashkise se Kievit,,Kampioni i botes ne boks Vitali Klicko u ka kerkuar banoreve te qendrojne ne

    shtepi, kurse kampioni i korrupsionit ne Shqiperi ,kryetari i bashkise se Tiranes u kerkon

    banoreve te dalin nga shtepite se do tua rrafshoje e do ti beje germadhe me fadroma duke i nzjerre ne

    rruge te madhe per ta kthuer truallin e tyre ne sheshe ndertimi per lavatricen e parave te pista.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *