• |
ide | kryesore

Në Spanjë zbulojnë lëvizjen e Pogba, por nuk është as Real e as Juventus: francezi ka firmosur një parakontratë

-Instant, Sport



Thyhen ëndërrat e Real Madrid e Juventus. Paul Pogba do të veshë një tjetër fanellën në sezonin e ardhshëm. Në Spanjë janë të sigurt për këtë dhe pikërisht prej andej vijnë detajet në lidhje me lëvizjen e mesfushorit francez. Sipas asaj që bëhet e ditur, futbollisti i United ka nënshkruar tashmë një parakontratë me klubin parisien. Pogba, që shkon në skadencë kontrate në qershor me Manchester United, kishte shprehur tashmë disa herë synimin e tij për të mos qëndruar me “Djajtë e Kuq” dhe mbi të ishte interesuar shumë Real Madrid, me Juventusin gjithmonë të gatshëm për të bërë një rikthim të bujshëm.

Blancos, ndërkohë, janë kthyer drejt Mbappe duke e konsideruar goditjen e tyre të madhe të verës, ndërsa në Torino i kanë vënë kapak kësaj cështje, duke qenë se operacioni do të ishte problematik ekonomikisht. Në këtë mënyrë, ka avancuar negociatat e tij PSG, i etur për të risjellë një nga kampionët e botës në shtëpi dhe për të kompletuar një skuadër yjore në çdo repart.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *