• |
ide | kryesore

Ryan Reynolds rrëfen problemet me ankthin: Më dukej sikur do vdisja

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i njohur, Ryan Reynolds ka folur së fundmi për problemet e tij me ankthin.

Në një intervistë të re për Sunday Morning të CBS,aktori përshkroi ndryshimin midis Ryan dhe Performuesit Ryan të cilët ai thotë se në thelb janë dy entitete krejtësisht të ndara që thjesht kanë të njëjtën pamje të jashtme.”Unë kam pasur ankth gjithë jetën time. Dhe  e dini, ndihem sikur kam dy pjesë të personalitetit tim.Kur isha i ftuar në emisionin e David Letterman, atë ditë, isha nervoz. Mbaj mend se po  qëndroja në prapaskenë para se të hapej perdja dhe po mendoja me vete, “Do të vdes. Fjalë për fjalë do të vdes këtu. Perdja do të hapet dhe unë thjesht do të vjell , thjesht, sikur, diçka e tmerrshme do të ndodhë! Por sapo u hap ajo perde dhe kjo ndodh shumë edhe në punën time – është sikur ky djalë i vogël të merr përsipër. Dhe ai thotë: “Mos u shqetëso jam unë këtu.Ndjej, sikur rrahjet e zemrës sime normalizohen , frymëmarrja ime qetësohet, dhe thjesht dal jashtë dhe jam ky person ndryshe. Dhe e lë atë intervistë duke thënë: “Zot, do të doja të isha ai djalë!”, u shpreh Ryan.Majin e kaluar,në Ditën e Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor,Reynolds publikoi në Instagram  një postim në lidhje me luftën e tij me ankthin, një vendim që ai më vonë tha ishte frymëzuar pjesërisht nga tre vajzat e tij, James, 7, Inez, 5 dhe Betty, 2./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *