• |
ide | kryesore

Sulmohet qyteti i dytë më i madh në Ukrainë/ Shënohet 9 viktima, Zelensky: Ishte krim lufte (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nëntë persona, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë të hënën pasi bombat shënjestruan qytetin e dytë më të rëndësishëm, pas Kievit, atë të Kharkiv. Shpërthimi shkatërroi një ndërtesë qeveritare, sipas videove të incidentit të postuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës (MOFA). Në videot e postuara duken pasojat e sulmit, duke përfshirë pjesën e brendshme të ndërtesës, e cila është kthyer në rrënoja.

 

Presidenti i Ukrainës,  Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas sulmit me raketa në Kharkiv. Zelensky ka përshkruar bombardimin si krim lufte. Presidenti tha se kishte dëshmi të dëshmitarëve okularë se civilët ishin bombarduar qëllimisht.

“Ishte qartë një krim lufte. Ai është qytet paqësor. Është zonë banimi paqësore. Nuk ka objekte ushtarake. Dhjetëra të dhëna të dëshmitarëve okularë dëshmojnë se ishte një shkatërrim i qëllimshëm i njerëzve. Rusët e dinin se ku po qëllonin”, tha ai.

 

Ndërtesa e bombarduar ndodhet në “Sheshin e Lirisë”, sheshin kryesor të Kharkiv.

 



1 Comment

  1. Nese Putin godet civile ne menyre te padiskriminuar (mediat e tij thone qe objektivat ushtarake Ukrahinas fshihen qellimisht ne ndertesa civile) rritet shume rreziku per vendosjen e regjimit te ndalim-fluturimit dhe praktikisht fillimit te luftes NATO-Rusi. Propaganda nga te dyja anet po behet e rrezikshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *