• |
ide | kryesore

Video/ Ku kapet Veliaj te inceneratori i Tiranes

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka miratuar inceneratorin e Tiranës dhe ka firmosur dhënien e 91.8 mln eurove, pa mbledhur Këshillin Bashkiak. Kjo është akuza e kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, e cila ka publikuar një video me fakte që sipas saj provojnë se kryebashkiaku i Tiranës se ai ka qenë i informuar per projektin e inceneratorit të Tiranes që në qershor të vitit 2016. Në videon denoncuese sqarohet se në përgjigje të kërkesës së kompanisë që fiton koncesionin, kryebashkiaku njoftohet për një koston që i takon Bashkisë Tiranë për të paguar. Në muajin mars të vitit 2017, në kundërshtim me ligjin (sqarim: sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka lexuar Lapsi.al, Veliaj nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak), Veliaj ka kthyer përgjigjen duke marrë marrë përsipër angazhimin financiar prej 91.8 mln euro, pa mbledhur Këshillin Bashkiak për miratimin e këtij buxheti.

Më pas në 28 shtator 2017, një muaj pasi kontrata koncesionare është firmosur, Veliaj kalon në Këshillin Bashkiak buxhetin e ndryshuar për mbetjet.



4 Comments

  1. Kane future njerez ne burg per 3.500 leke energji te papaguar kurse ky e ka me kamion vjedhjen.

    Drejtesia e leshit SPAK/KIM.

  2. Ai luftoi me mullinjtë e erës, deklaronte se “në gjithë vendin janë mbi 3 milion bunkerë” kur në fakt nuk ishin as 70 mijë, dhe u bëri thirrje shqiptarëve “shkatërroni gjithçka që i përket asaj kohe”. Një makabritet, një tmerr i padëgjuar. Dinamit, matrapik, dhe deri bomba janë përdorur për shkatërrimin e tyre, por ishte e kotë, pasi cilësisht ato ishin perfekte, pikërisht për raste lufte. Por Sali Berisha, kishte një mision, dhe nuk mund të ndalej. Duhej të shkatërronte nga themelet, sistemin e fortifikimit, ushtrinë, bazat, tunelet, duhej shitur armatimi, municioni, duheshin shitur për skrap anijet ushtarake, flota detare, duheshin shitur topat, avionët, (ku disa prej atyre që ne kishim po i përdor akoma Ukraina sot), duheshin shembur pikat fortifikuese në zonat kufitare, dhe gjithçka të kthehej në zero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *