• |
ide | kryesore

Vrau 29-vjeçarin për radhën në supermarket, vetëdorëzohet polici që kreu krimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e shtetit ka njoftuar mbrëmjen e së martës se si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, në Komisariatin e Policisë Nr. 2, është vetëdorëzuar shtetasi Arbër Sula, ish-punonjës Policie, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Në 14 dhjetor të vitit të kaluar, Sula vrau 29-vjeçarin Jurgen Duka pas një konflikti për radhën në kasën e një supermarketi në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.

Ai e qëlloi të riun me armën e shërbimit të cilën e mbante me vete edhe pse në momentin e ngjarjes nuk ishte në detyrë. Ish-punonjësi i Policisë ka dorëzuar armën e shërbimit me të cilën kreu krimin, së bashku me municionin luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *