• |
ide | kryesore

Zbulohet arsyeja e mungesës së Pete Davidson në ‘SNL’

-Instant, Paparazzi, Slider



Komediani Pete Davidson është përfolur së fundmi në media pas mungesës së tij  në episodin e së shtunës të “Saturday Night Live”.

Kjo bëri që fansat të dyshonin se mungesa e tij mund të jetë nga konfikti me reperin Kanye West. Mirëpo , këto aludime janë hedhur poshtë nga një burim i afërt i cili ka treguar për “E!” se Pete nuk ishte në episodin e 26 shkurtit i cili u drejtua  nga miku i ngushtë John Mulaney, sepse komediani është aktualisht në xhirimet e filmit të tij të ri, ‘The Home’. Me regji të James DeMonaco,  filmi horror i ardhshëm do të tregojë  historinë  e Max, “një njeri i trazuar që fillon të punojë në një shtëpi të moshuarish dhe kupton se banorët dhe kujdestarët e saj mbajnë sekrete të liga”, sipas Deadline. Ndërsa,  personazhi i Davidson zbulon më shumë për shtëpinë dhe banorët e saj, ai zbulon lidhjen e tij personale me ndërtesën. Anëtari i kastit  SNL, i cili u takua me Kim Kardashian teksa ajo po drejtonte shfaqjen, ka marrë një sërë rolesh aktrimi gjatë gjithë karrierës së tij.Ai është i njohur për rolet e tij në filmat:’The King Of Staten Island’ dhe ‘The Suicide Squad’./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *