• |
ide | kryesore

Zelenski kërkon “zonën e ndaluar të fluturimit”, Shtëpia e Bardhë: Trupat amerikane jashtë territorit ukrainas!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdon të bëjë thirrje Perëndimit për ta caktuar Ukrainën një zonë të ndaluar për fluturimet e avionëve rusë, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar presidenti i SHBA-ve Joe Biden mbetet i vendosur në angazhimin e tij për të mbajtur trupat amerikane jashtë konfliktit.

“Presidenti ka qenë shumë i qartë se ai nuk ka ndërmend të dërgojë trupa amerikane për t’u përfshirë në një luftë me Rusinë. Përcaktimi i Ukrainës si një zonë e ndaluar e fluturimeve ruse do të kërkonte vendosjen e ushtrisë amerikane, e cila do të përfshihej në një konflikt të drejtpërdrejtë dhe potencialisht në një luftë me Rusinë, gjë që ne nuk po e planifikojmë të jemi pjesë”, tha sekretarja për mediat Xhen Psaki.

Zyrtarë të tjerë amerikanë kanë thënë gjithashtu se zbatimi i një zone të ndaluar fluturimi në Ukrainë është jashtë diskutimit të politikës amerikane, transmeton CNN.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield u shpreh se administrata e Biden “e ka bërë të qartë” se SHBA nuk do “të vendosë çizmen e saj në atë tokë”. Ne nuk do t’i vëmë trupat amerikane në rrezik. Kjo do të thotë se nuk do të çojmë as pilotë por do të punojmë me ukrainasit për t’u dhënë atyre aftësinë për të mbrojtur veten”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *