• |
ide | kryesore

Zelensky në CNN: Nuk po shihni film, unë nuk jam ikonë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një intervistë nga bunkeri sekret ku po qëndron, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u tha gazetarëve të Reuters dhe CNN se nuk është dakord me portretizimin që i kanë bërë kohëte fundit.

Kriza e sotme është “shumë serioze, nuk është një film”, tha aktori i kthyer në kryekomandant duke shtuar: “Unë nuk jam ikonë, mendoj se Ukraina është ikonë”.

Siç dihet, para se të merrte detyrën, Zelensky ishte një aktor komik. Ai ka një diplomë juridike dhe fitoi garën presidenciale në 2019 me një premtim për të goditur korrupsionin.

“Ukraina është zemra e Evropës dhe tani mendoj se Evropa e sheh se Ukraina është diçka e veçantë për këtë botë. Kjo është arsyeja pse bota nuk mund ta humbasë këtë diçka të veçantë” – tha ai.

“Ukraina do të luftojë më e fortë se kushdo tjetër”, – tha Zelensky, por shtoi se nuk mund ta menaxhojë e vetme luftën kundër Rusisë.

Ai tha se bisedimet për armëpushimin mund të jenë serioze vetëm nëse fillimisht ndalojnë luftimet.

“Nëse ju e bëni këtë, dhe të dyja palët e bëjnë këtë, do të thotë se ata [Rusia] janë gati për paqe. Nëse ata nuk janë gati, do të thotë se thjesht po humbasin kohë. Ne do të shohim [nëse ata janë gati]” – tha ai. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Fake news CNN nje media e majte, nje media censuruese e mendimit ndryshe, nje media qe ka humbur kredibilitetin ne amerike tashme dhe me nje shikueshmeri dhe besueshmeri ne nivele skandaloze. KAQ.

    1. Pse i puno per Europen lindore? Perjashto Jemenin dhe Afghanistanin, te gjithe vendet e tjera ne lindjen e mesme, perfshi Sirine e Palestinen jane me te pasura se Ukrahina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *