• |
ide | kryesore

Abramovich bën të pa imagjinueshmen: “Do shes Chelsean, të ardhurat të gjitha për viktimat e luftës në Ukrainë”

-Instant, Sport



Roman Abramovich u jep fund thashethemeve të qarkulluara në orët e fundit dhe zyrtarizon synimin për të shitur Chelsea. Manjati rus, i cili ishte në shënjestër të kritikave për miqësinë e tij me Presidentin Vladimir Putin, lëshoi një deklaratë të fortë duke njoftuar “se kam udhëzuar stafin tim të krijojë një fondacion bamirësie në të cilin do të dhurohen të gjitha të ardhurat neto nga shitja. Fondacioni do të jetë në ndihmë të të gjitha viktimave të luftës në Ukrainë”.

Flitet për një kërkesë prej 3.3 miliardë paund, gati 4 miliardë euro, për shitjen e klubit londinez të blerë në vitin 2003.

KOMUNIKATA E ABRAMOVICH
Do të doja të trajtoja spekulimet që kanë qarkulluar në media ditët e fundit në lidhje me pronësinë time të Chelsea FC. Siç e thashë edhe më parë, vendimet i kam marrë gjithmonë në interes të klubit, prandaj në situatën aktuale kam marrë vendimin për ta shitur klubin, pasi besoj se kjo është në interesin më të mirë të klubit, tifozët, punonjësve, si dhe sponsorëve dhe partnerëve të Klubit.

Shitja e Klubit nuk do të përshpejtohet, por do të ndjek një proces të rregullt. Unë nuk do të kërkoj asnjë hua për të rimbursuar. Për mua nuk ka të bëjë kurrë me biznes apo para, por pasion të pastër për lojën dhe klubin. Përveç kësaj, kam porositur stafin tim të krijojë një fondacion bamirësie të cilit do t’i dhurohen të gjitha të ardhurat neto nga shitja. Fondacioni do të jetë në favor të të gjitha viktimave të luftës në Ukrainë. Kjo përfshin sigurimin e fondeve thelbësore për nevojat urgjente dhe të menjëhershme të viktimave, si dhe mbështetjen e punës afatgjatë të rimëkëmbjes.

Ju lutem ta dini se ky ka qenë një vendim tepër i vështirë për t’u marrë dhe më dhemb që të ndahem me Klubin në këtë mënyrë. Megjithatë, besoj se kjo është në interesin më të mirë të klubit.

Shpresoj që të mund të vizitoj Stamford Bridge për herë të fundit për t’ju përshëndetur të gjithëve personalisht. Ka qenë një privilegj të jem pjesë e Chelsea FC dhe jam krenar për të gjitha arritjet tona. Klubi i futbollit Chelsea dhe tifozët e tij do të jenë gjithmonë në zemrën time.

Faleminderit,
Roman



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *