• |
ide | kryesore

Dua Lipa paditet për plagjiaturë në këngën ‘Levitating’

-Instant, Paparazzi, Slider
Dua Lipa



Një grup reggae,Artikal Sound System ka ngritur një padi për shkelje të të drejtave të autorit kundër Dua Lipas, pasi ajo thuhet se ka kopjuar këngën e tyre për hitin “Levitating”.

Artikal Sound System pretendon se kënga  “Levitating”, është një ripjesë e drejtpërdrejtë e këngës së tyre “Live Your Life”. Kënga u publikua në vitin 2017 në padi thuhet se skuadra e Lipës e dëgjoi këngën e tyre në vitin 2020 dhe kopjoi në mënyrë flagrante melodinë e saj gjatë shkrimit të këngës. Padia gjithashtu emëroi Warner Records dhe disa të tjerë si të paditur dhe kërkon të ardhurat e bëra nga “Levitating” përveç dëmeve.“Duke pasur parasysh shkallën e ngjashmërisë, ka shumë pak gjasa që “Levitating” të jetë krijuar në mënyrë të pavarur” deklaroi grupi. Megjithatë, komentuesit në  mediat sociale i janë përgjigjur padisë dhe besojnë se këngët tingëllojnë të ngjashme, por nuk është e njëjta këngë./Lapsi.al

 

 

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *