• |
ide | kryesore

Finalizohen 2 operacione kundër trafikimit të emigrantëve, vihen në pranga 3 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Brenda disa orësh, janë finalizuar dy operacione kundë r trafikimit të emigrantëve në vendin tonë. Policia njofton se ka arrestuar 3 persona; pë rkatë sisht K. C., 29 vjeç, A. D., 26 vjeç dhe E. A., 24 vjeç; që janë përpjekur të  kalojnë matanë kufirit shtetas të huaj në këmbim të shumave monetare. Po ashtu, blutë njoftojnë se janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorë të tyrem shtetasit M. N., 21 vjeç dhe A. A., 25 vjeç.

Gjatë operacionit janë sekuestruar automjetet dhe aparatët celularë që përdoreshin nga trafikantët për të bërë të mundur zbulimin e bashkëpunëtorëve të tyre. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *