• |
ide | kryesore

Kina kritikon sanksionet kundër Rusisë: Nuk kanë bazë ligjore, janë të njëanshme

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit



Kina ka kritikuar sanksionet e vendosura kundër Rusisë nga Perëndimi, për shkak të hyrjes së trupave ushtarake në Ukrainë që prej 24 shkurtit.

Kreu i Komisionit Rregullativ të Bankave dhe Sigurimeve në Kinë, Guo Shuqing, ka cilësuar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë të njëanshme.

“Sa i përket sanksioneve financiare, ne nuk i miratojmë, dhe në veçanti nuk miratojmë sanksionet që janë vendosur në mënyrë të njëanshme, sepse janë joefektive dhe kanë shumë pak bazë ligjore”, tha ai për RIA Novosti.

Më herët presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar vendosjen e sanksioneve ndaj borxhit publik të Rusisë, ndërsa vendosjen e sanksioneve ndaj pesë bankave ruse e ka paralajmëruar kryeministri britanik Boris Johnson.

Kundërshtimi i Kinës ndaj sanksioneve kundër Moskës u shpreh edhe nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying, e cila tha se Kina ishte kundër çdo sanksioni të njëanshëm anti-rus.

“Ne nuk do të marrim pjesë në sanksione të tilla, përveç kësaj, ne vazhdojmë të mbajmë lidhje normale tregtare, ekonomike dhe financiare me palët e interesuara,” tha ai për RIA Novosti.



1 Comment

  1. He kinezi , e di mire ti kinezi qe mbas putini eshte rradha jote kinezi , do vi xhaxhi semi dhe do te ta qi mamin e vockel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *