• |
ide | kryesore

Kush është ish-Presidenti pro Rusisë që Putini do ta rikthejë në krye të Ukrainës

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Teksa lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e shtatë, raportohet se plani i Vladimir Putinit është të marrë kontrollin e Kievit, të hedhë qeverinë dhe të sjellë në pushtet Viktor Yanukoviçin. Bëhet fjalë për ish-presidentin e Ukrainës që raportohet se ndodhet në Minsk dhe Kremlini po përgatitet ta rikthejë atë në pushtet.

“Yanukovych është në Minsk. Kremlini dëshiron ta bëjë atë President të Ukrainës”, raporton “BBC”, duke cituar inteligjencën ukrainase.

Kremlini mund të jetë duke përgatitur një operacion ose fushatë për rikthimin e Yanukovych në Ukrainë. Në muajin janar, Britania e Madhe tha se Moska po planifikonte të instalonte një figurë pro-Moskës për të udhëhequr qeverinë e Ukrainës.

Viktor Yanukovych ishte larguar për në Rusi në vitin 2014, pas protestave masive anti-qeveritare në Ukrainë.



1 Comment

  1. Me mire se ky komediani qe po ben thirrje per shehit, lufte guerrile

    Shume shpejt Zelenski do te beje thirrje per xhihad ndaj ruseve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *