• |
ide | kryesore

Pasi u raportua se kishte vdekur nga Covid-19, Mbretëresha Elizabeth shihet për herë të parë

-Instant, Paparazzi, Slider



Pothuajse dy javë pasi rezultoi pozitive me COVID-19, Mbretëresha Elizabeth II është parë për herë të parë  në publik dy javë pas infektimit me Covid-19.

Mbretëresha zhvilloi dy takime virtuale me ambasadorët e huaj,arles Jordana Madero, ambasadore nga Andorra dhe Kedella Younous Hamidi, ambasadore nga Çadi më 1 mars.Javën e kaluar,një zëdhënës i Pallatit Mbretëror tregoi pvr mediat se ajo  “po përjetonte ende simptoma të lehta të ftohjes”. Më 22 shkurt, “Hollywood Unlocked” pretendoi se Mbretëresha kishte vdekur në moshën 95-vjeçare.Megjithëse një burim i lartë mbretëror i tha “NBC News” se ajo ishte gjallë, themeluesi dhe CEO i faqes në internet ende mbronte raportimit e tij.“Në lidhje me historinë e Mbretëreshës Elizabeth…”, shkroi në Instagram Jason Lee, i cili i tha Buzzfeed News se e kishte dëgjuar lajmin nga një i ftuar në dasmën e kryeredaktorit të Vogue britanik, Edward Enninful.”1. Nuk kam gënjyer kurrë. 2. Nuk kam gabuar kurrë. 3. Unë u besoj burimeve të mia. 4. Nuk kam parë ende një deklaratë zyrtare nga pallati që thotë ndryshe. 5. Do të jem në Donda koncert sonte me YE.” – shkuajti në Instagram Jason Lee, i cili i tha Buzzfeed News se e kishte dëgjuar lajmin nga një i ftuar në dasmën e kryeredaktorit britanik të Vogue, Edward Enninful.Por më pas “Hollywood Unlocked” kërkoi falje për raportimin e pasaktë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *