• |
ide | kryesore

Presidenti Biden në “State of the Union”: Putini nuk e ka idenë se çfarë po vjen

Arkiva, F1, Lajme, Planet



Sot në 3:10 të mëngjesit me orën shqiptare, Joe Biden nisi fjalimin e tij të parë si President në “State of the Union” duke trajtuar luftën në Ukrainë.

(State of the Union përkthehet në shqip “Gjendja e bashkimit” dhe është një fjalim vjetor, mes më të rëndësishmëve, nga presidenti i Shteteve të Bashkuara në Kongresin e SHBA në fillim të çdo viti kalendarik mbi gjendjen aktuale të kombit.) 

Presidenti amerikan deklaroi se nuk do të çonte trupa ushtarake në Ukrainë për t’u përballuar me forcat ruse, por se i qëndronte plotësisht deklaratës së tij se “asnjë centimetër i vendeve të NATO-s nuk do të prekej”. Sipas Biden, forca këmbësore, anije e avionë luftarakë amerikanë po zbarkohen në vendet e NATO-s në lindje, nga ato Baltiket e deri tek Rumania, ndërsa shtoi se Ukrainën do ta ndihmonin në forma të tjera.

“Gjashtë ditë më parë, Vladimir Putin i Rusisë u përpoq të tundte themelet e botës së lirë, duke menduar se mund ta bënte atë të përkulej me rrugët e tij kërcënuese. Por ai i bëri llogaritë keq. Ai mendoi se mund të shkonte në Ukrainë dhe bota do t’i shkonte pas. Në vend të kësaj ai përball me një mur që kurrë nuk e kishte parashikuar apo imagjinuar.” – citon Lapsi.al presidentin Joe Biden.

Presidenti prezantoi ambasadoren e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova, e cila mori duartrokitje të vazhdueshme nga turma. Ajo ishte ulur me Zonjën e Parë Jill Biden, që mbante një flamur të vogël ukrainas.

“Trimëria e ukrainasve, vendosmëria, guximi i tyre literalisht frymëzon botën” – u shpreh Biden duke duartrokitur, ndërsa vlerësoi edhe Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski.

Biden foli për sanksionet e ashpra që SHBA dhe aleatët e saj kanë vendosur ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, duke thënë se ato e kanë bërë të pavlefshëm “fondin e luftës 630 miliardë dollarë” të presidentit rus Vladimir Putin.

“Sonte u them oligarkëve rusë dhe liderëve të korruptuar që kanë fituar miliarda dollarë prej këtij regjimi të dhunshëm, mjaft!”, theksoi Biden.

Presidenti njoftoi më tej se SHBA do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për të gjitha fluturimet ruse, “duke izoluar më tej Rusinë dhe duke shtuar një shtrëngim shtesë në ekonominë e tyre”. 

“Ai nuk e ka idenë se çfarë po vjen,” tha Biden për Putinin.

Kongresmenët valëvisnin të gjithë flamurët ukrainas në dorë.

Kongresmenja demokrate e Nju Jorkut Carolyn Maloney, kishte veshur veshje tradicionale ukrainase.

Mes atyre që kanë veshur blu janë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe Zonja e Parë Jill Biden, zyra e së cilës konfirmoi për “ABC News” se ajo kishte veshur ngjyrën blu sonte në mbështetje të Ukrainës. Në një shenjë tjetër mbështetjeje për Ukrainën, zonja e parë ka një qëndisje të një luledielli, lulen kombëtare të Ukrainës, të qepur në mëngën e fustanit pranë kyçit të dorës, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Përgatiti ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: 

Skenarët pas marrjes së Kievit dhe kurthi, ku Putin e futi veten me luftën në Ukrainë

Pesë arsyet pse Putini “me fytyrë të ënjtur” mund të jetë i sëmurë rëndë

Gjeopolitikë/ Si ndikon tek “Open Balkan”, lufta në Ukrainë

 



4 Comments

  1. Ajo qe na takon te gjitheve eshte te kuptojme kush jemi nga vim dhe nga do shkojm ne menyr qe te pershtatemi.me ate qe kerkojm.qe te mos zhgenjehemi.perderi sa duam te drejten lumturin shpetimin per vete dhe spranojm padrejtesi te na behet as humbjen as ndeshkimin ton vertet gabojm jemi krijuar te till .por duhet te pendohemi kuptojm cfar na humb dhe cfar na shpeton ket na tregon vetem e verteta.jo egoja per pushtet para jo interesi jo lluna jo fuqija forca e trupit me egon bashk antivlerat jo zilijA por vlerat haku angazhimi ne to sjell qartesi gjalleri siguri paqe zgjillje shpres.te gjith duan te jetojn.me te drejtat e tyre jo vetem disa asgje su krijua kot shkel e shko dhe asgje sesht e pavler njeriu esht i gabushem por dhe i ndreqeshem eshte i demshom por dhe i dobishem por te gjitha rregullohen vetem me angazhim .nese angazhohemi ne dobi ate do kemi prezent e nese ne dem perseri ate do shohim prekim shijojm se ku ishte angazhimi njerzor jan zhvillimet te kunderta me deshirat vetshkatrrim .presidenti e ka kuptu me fjal por ende jo me vepra

  2. Un nuk du te paragjykoj dike por si un jan gjith njerzimi .vertet ishte e drejt qe te mos lejohet gjakderdhja ne ukrahin .por per zgjilljet ka forma adekuat besushmerije me hak duke dhen sejcili shembullin personal.keto zhvillime kan fakte te fshehta dhe hapta qe bota i monituron .dhe nuk zgjat shum shperndahen kostot.dhe te gjith analizojne se sa te drejta ishin veprimet kush gaboj qe ne ram padrejtesisht ne humner nese ato qe organizuan gjith ket kosto te ndollin bota do tu kerkoj kompesim ose shenojn fundin e tyre .tani hym ku askush nuk del leht.popujt dun buk mirqenje lumturi zgjillje shpres jo luft shkatrrim vdekje.tashme e verteta flet vet dhe ska nevoj per deshmi as deshmitar qe te shpetojm duhet te angazhohemi sipas saj ose te pranojn kostot e angazhimeve kushdo qe i sjell

  3. Zoti Bajden,shpalleni edhe Putinin,non grata,apo nuk mund t’a beni kete,pa rekomandimin e ambasadoreve tuaj ne Moske? Nese kjo eshte e vertete,kerkojani kete sherbim Kimetes qe keni derguar (nese e dini se per ke behet fjale) ne Shqiperi,se ajo merr informacione shtese edhe prej organizatave te vecanta te shoqerise civile (bile mbrohen edhe me nje minister te brendshem),dhe ka informacion te mjaftueshem per gjithcka edhe prej SPAK-ut,te famshem….

  4. Putino ndoshta nuk e di se ca vjen po ky brandoni nuk e di se ku eshte, ky merhum ka harru dhe me lexu nje cope teleprompter. Gafat e mbremshme jane sa qesharake dhe te frikshme. “Go git him” and lets go brandon!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *