• |
ide | kryesore

Rusia bindet se do të ketë një raund të dytë bisedimesh sot në mbrëmje, vendi akoma sekret

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një raund i dytë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet më vonë sot, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, duke cituar një ndihmës të zyrës presidenciale të Ukrainës.

Lexo më tej: A do ketë sot takim Rusi-Ukrainë? Kremlini i paqartë 

Më herët sot, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se një delegacion rus do të jetë në vendin e takimit të mërkurën për një raund të ri bisedimesh me Ukrainën.

“Në gjysmën e dytë të ditës, afër mbrëmjes, delegacioni ynë do të jetë në vend për të pritur negociatorët ukrainas”. 

I pyetur për vendndodhjen e bisedimeve, Peskov u përgjigj: Nuk do ta shpall vendin para kohe.

Të hënën, bisedimet midis delegacioneve ukrainase dhe ruse u zhvilluan në Bjellorusi, jo shumë larg kufirit ukrainas, por përfunduan pa ndonjë përparim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *