• |
ide | kryesore

Sanksionet/ Ku fshihet pronari i Chelsat, Roman Abramovitch

-Instant, Arkiva, Kryesore, Sport



Burimi L’Equipe/ Në shqip nga T.Çela, Lapsi.al

Ku gjendet, Roman Abramovitch, në këtë kohë kur ukrainasit janë fshehur në bodrume, duke u armtosur, duke përgatitur kokteje molotovë apo barrikada për t’i rezistuar ushtrisë ruse ? Nje i ri American ka lançuar në Twitter “Russian Oligarch Jets” (@RUOligarchJets) dhe cilido që do të gjejë me anë të këtij algoritmi se cili nga gjashtë avionët privatë të pronarit të Chelsea, e ka transportuar atë dhe për ku, do të jetë me të vërtetë tepër i zoti.

Njëri nga avionët u ul në Riga të Letonisë, të dielën në mbrëmje, ndërsa një tjetër fluturoi pardje mbi Moskë. Shtypi izraelit pretendon që Abramovich është në Bjellorusi. «Asnjë koment për këtë », thotë një zëdhënës i oligarkut, i cili megjithatë konfirmon një anomali në ditët e fundit të shefit të tij: Abramovich që pretendon se është një njeri apolitik po”përpiqet për të ndihmuar” në konfliktin ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

E pushtuar, e bombarduar, shtrirë përtokë nga fqinji i saj rus, Vladimir Putin, Ukraina, nëpërmjet Presidentit Volodymyr Zelensky i ka kërkuar miliarderit (55 vjeç) që të ndihmojë në bisedimet për armëpushim. ” Qeveria
(ukrainase) donte të gjente një rus duke dashur të ndihmojë për paqen”, i tha gazetës Jerusalem Post një nga miqtë e oligarkut, regjisori Alexandre Rodnyansky. “Romain iu përgjigj pozitivisht kësaj thirrjeje», theksoi ai. E ardhmja do ta përcaktojë se për çfarë dhe pse pranoi, Abramovich, që gjatë gjithë jetës së tij u përpoq të qëndronte larg politikës së madhe, pavarësisht një posti si guvernator (nuk është më) i një rajoni pa rëndësi të madhe strategjike.

Disa pyetje lindin, sidomos një: cilat janë motivet e tij?

Oligarku, që pasuria i arrin afërsisht në 15 miliardë euro, e ka ndërtuar karierën mbi disa anë të errëta dhe njohje politike në vitet 1990, pa e tradhëtuar kurrë Kremlinin. Në fund të së njëjtës dekadë, ai ishte për shembull një nga ata që financuan fushatën e parë të zgjedhjes së Putinit, me të cilin ai ka qenë gjithmonë afër. Janë këto lidhje që e bëjnë atë, ne këto kohë të vështira, një objektiv të sanksione të ashpra kundër burrave të fortë të regjimit rus.

Parlamenti britanik e përmendi atë të enjten në mesin e 35 njerëzve kyç të Putinit që duhet të ndëshkoheshin ekonomikisht, ndërsa Alexeï Navalny, kundërshtari më i ashpër i Presidentit rus, e ka vendosur emrin e Abramovich në krye të listës të njerëzve mbi të cilët duhet bërë presion.

Ne vitin 2018, kur tensionet diplomatike mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë mbërritën në kulm, atij iu hoq viza (në fakt ai ishte tërhequr vete nga kërkesa prej klimës të tensionuar) dhe nuk shkeli kurrë në Londër deri në vitin 2021, pas marrjes së kombësisë izraelite.

“Ukrainasit e kërkuan ndihmë dhe ai pranoi”, i tha të martën gazetës L’equipe një nga njerëzit e tij të afërt, për të shpjeguar pozicionin e shefit të Chelseat. Ndonëse roli prej “paqeruajtësi” do t’i përshtatej Abramovich për të shmangur sanksionet, e vërteta është se ai  ruan lidhje reale me të dy vendet. Ato janë të dukshme për sa i përket Rusisë dhe Kremlinit, historia e të cilit me personin në fjalë nuk ka më nevojë të demonstrohet (ishte Abramovich që zotëronte kompaninë e naftës Sibneft, e cila u bë Gazprom kur ia shiti shtetit). Por e kaluara e oligarkut është e lidhur edhe me Ukrainën. Abramovitch, i besimit hebre, qëndron afër kësaj bashkësie fetare në Ukrainë dhe një pjesë e familjes së tij, nga ana e nënës, është me origjinë nga Kievi. Në vitin 1941, pas pushtimit të ushtrisë gjermane, gjyshja dhe nëna e tij ikën për në Rusi, ndërsa pjesa tjetër e familjes së tij do të vdiste në këtë qytet.

Ky rol prej ndërmjetësi mund ta ndihmojë Abramovich në këtë kohë lufte.

Por përtej sanksioneve,  siç shpjegoi L’Équipe këto ditët e fundit, një nga vajzat e tij, Sofia u shfaq në rrjetet sociale duke sulmuar Vladimir Putinit dhe duke folur kundër luftës, diçka që nuk është shumë e zakonshme për një fëmijë të një oligarku afër pushtetit. Edhe muzeu i tij i artit bashkëkohor në Moskë, “Garazh”, të cilin e ka në bashkëpronësi moi ish-bashkëshorten, ka mbyllur dyert si rezultat «i tragjedisë njerëzore dhe politikës që po shpaloset në Ukrainë”.

Ndryshe nga disa oligarkë, si Mikhail Friedman ose Oleg Deripaska, të cilët befasuan vëzhguesit e specializuar me qëndrimet e tyre kundër luftës, Abramovich nuk e ka komentuar drejtpërdrejt këtë situatë. Vetëm klubi i Chelsea komunikoi të dielën para humbjes së finales së Kupës së Ligës ndaj Liverpool (0-0, 10-11 me penallti), një mesazh që gjithësesi nuk e tradhton pozicionin e “shefit” që e udhëheq që nga viti 2003: «Situata në Ukrainë është e tmerrshme dhe shkatërruese. Mendimet et Chelsea FC janë për të gjithë në Ukrainë. Lutemi për paqe. »

Një ditë më parë, pronari kishte njoftuar kalimin e menaxhimit të klubit “tek administratorët e Fondacionit Bamirës Chelsea”, asnjëri prej të cilëve nuk është rus. Ky vendim nuk ka pasoja të mëdha, si në nivel ligjor ashtu edhe në atë të drejtimit të përditshëm të klubit, i cili mbetet në pronësi të Abramovich dhe menaxhohet nga drejtoresha besnike e miliarderit, Marina Granovskaia, dhe ish-portieri Petr Cech. Te dy ishin të pranishëm në Wembley, të dielën, dhe nga pikpamja sportive klubi nuk pritet të ketë tronditje të mëdha.

Të martën gazeta “Telegraf” shkroi se përkundër gjithçkaje situata është komplekse : pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë. Me sa duket,  dy nga “administratorët”, nga gjashtë gjithsej, mund të japin dorëheqjen. Présidenti historik, Bruce Buck, nuk besohet se do të lëvizë.

“Kanë dalë probleme lidhur me konfliktin e interesit dhe shqetësime më të gjera nëse menaxhimi i një klubi në kuadër të një fondacioni është në përputhje me ligjin për shoqatat bamirëse , shkruajti e përditshmja britanike.

Pak rëndësi ka se ku ndodhet fizikisht, një gjë është e sigurtë axhenda ditore e oligarkut është tronditur.

Burimi L’Equipe/ Në shqip nga T.Çela, Lapsi.al



4 Comments

  1. E cuditshme! Ne te gjitha gazetat shqiptare (edhe ajo e Meros) s’ flasin me per Ramen, por per Putinin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *