• |
ide | kryesore

Ulen temperaturat, ARRSH tregon akset më problematike

-Instant, Lajme, Të fundit



Autoriteti Rrugor Shqiptar mëngjesin e kësaj të mërkure ka bërë dhe një monitorim të situatës në të gjithë akset e rrugës për shkak të motit të keq që përfshiu vendin tonë një ditë më parë.

Përmes një postimi në Facebook, bëhet me dije se qarkullimi në të gjithë vendin bëhet normalisht, vetëm në disa akse duhet përdorimi i zinxhirëve.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat malore ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët 

Kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale në Qafë Mollë-Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *