• |
ide | kryesore

Video/ Asamble zgjedhore pa zgjedhje: FSHF zhvillon punimet kundër urdhërit të Gjykatës e vendos datën kur zgjidhet presidenti

-Instant, F1, Sport, Video



Nuk pati zgjedhje, por Asambleja e përgjithshme zgjedhore e FSHF mbajti punimet sipas rendit të ditës, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Tiranës, që kjo Asamble të mos zhvillohej. Që nuk do të kishte zgjidhje të presidentit të ri të Federatës Shqiptare të Futbollit, kjo ishte mësuar dy ditë më parë kur Armand Duka, kreu actual i FSHF-së pohoi se nuk do të kishte zgjedhje të tilla, duke parë edhe vendimet e njëpasnjëshme të Gjykatës për të ndaluar zgjedhjet, duke pezulluar madje edhe vetë Dukën nga kompetencat.

Ndonëse FSHF ka insistuar për zhvillimin normal të një Asambleje që duhet të prodhojë emrin e presidenti të ri të saj dhe të Komitetit Ekzekutiv, ka vendim gjykate që e cilëson të paligjshëm zhvillimin e këtij aktiviteti. E megjithatë Asambleja e FSHF ka caktuar një datë të re për zgjedhjen e presidentit të FSHF-së dhe Komitetit Ekzekutiv, atë të 15 marsit: “Kësaj Asambleje i ka paraprirë dy vendime gjykate për pezullimin e Asamblesë. Ankimuesit janë tërhequr nga e drejta e padisë dhe ato kanë humbur thelbin e tyre. Njëri është shfuqizuar dhe është një tjetër që mund të bëjë pengesë. Në respekt të vendimit të gjykatës në fjalë, ju ftojmë të biem dakord që të shtyjmë zgjedhjet me datën 15 mars në orën 10. Nëse jeni dakord në parim të votojmë”, tha zv.presidenti Edvin Libohova, i cili drejtoi Asamblenë, duke i kërkoi anëtarëve që të votonin për një datë tjetër për zhvillimin e zgjedhjeve për president dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv, meqënëse në fuqi mbetet ende një vendim gjykate që pezullon zhvillimin e Asamblesë dhe është preferuar që të mos rrezikohet shfuqizimi i çdo vendimi të marrë sot. Asambleja më pas votoi “pro” për ndryshimin e datës të Zgjedhjeve.

Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur sot gatishmërinë e saj të strehojë për një periudhë të pacaktuar sportistët ukrainas të cilët po mundohen të largohen nga zonat e luftës. Zv. presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova, tregoi nismën e fundit: “FSHF, në mbështetje të luftës së drejtë të tyre dhe problemeve që ato kanë, ne kemi gatishmërinë për të mbështetur, strehuar e mbajtur për një periudhë të pacaktuar një numër familjesh të sportistëve të Ukrainës. Na ka ardhur kërkesë nga Federata e Ukrainës dhe ne kemi dhënë gatishmërinë tonë për t’i mbështetur”, tha ai.



2 Comments

  1. askush nuk do ti njofi zgjedhjete e Armand Dukes Eshte urdher i gjykates dhe ky katunar kokbosh nuk e kupton me duket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *