• |
ide | kryesore

Video/ Mori penallti e shënoi gol: Broja mposhti West Ham me një pjesë lojë në fushë

-Instant, Sport, Video



Armando Broja është djaloshi i artë i Southampton dhe kur gjërat bëhen të vështira ai thirret në lojë për të nxjerrë nga telashet Saints. Ekzaktësisht si ndodhi në ndeshjen e FA Cup kundër West Ham, kur sulmuesi i kombëtares shqiptare u aktivizua në pjesën e dytë, me rezultatin 1-1: shkodrani fitoi një penallti në minutën e 65’ të shndërruar në gol nga Uard-Prous e pastaj shënoi edhe vetë në minutën e 5 shtesë.

Southampton triumfon kështu me rezultatin 3-1, duke u kualifikuar për në cerekfinale. Vendimtar Broja, që rrëmbeu një penallti për një ndërhyrje brenda zone nga lojtari që e markonte. Arbitri u konsultua me VAR-in përpara se të vendoste të akordonte penalltinë. Më pas, në minutën e 95’, Broja shënoi një supergol për të hipotekuar përfundimisht fitoren për ekipin e tij dhe për ta kualifikuar për në raundin tjetër të FA Cup.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *