“Një pallaskë me vrimë”, “një kovë e çpuar”, “një biçikletë me goma katrore”, pra shkurt një objekt që nuk vlen për asgjë. Kjo do të jetë strategjia e fushatës së përkrahësve të Berishës kundër Bashës, në ditët e fundit përpara votimeve të 6 marsit.
Këto zgjedhje që do të zhvillohen në 6 bashki të vendit, por ku do të votojë gati 2o % e popullsisë, janë parë nga përkraëhësit e “Shtëpisë së lirisë” edhe si një test për të treguar se PD-ja e vulës ka uzurpuar selinë dhe logon e të gjithë opozitarëve demokratë. Pikërisht për këtë fushata e tyre po bazohet në një pikë, në atë se vota për kandidatët e Lulzim Bashës është një votë e çuar dëm.
Lexo me tej:
Andi Bushati: Si mund ta shpëtojnë amerikanët ushtarin Basha
Lapsi.al ka mundur të shohë paraprakisht spotet që po përgatiten nga berishistët dhe që tentojnë ti japin goditjen fatale vëllezërve të tyre armiq. Në njërin prej tyre, i cili ngrihet mbi batutën e Bashës tashëm të kthyer në anekdodë: “beteja sapo ka filluar”, pasardhësi i Berishës përshkruhet si një humbës kronik që ka dështuar në të gjitha aksionet që ka ndërmarrë. “Kjo strategji u vendos pas një pune të imtësishme me fokus grupe, dhe duke tërhequr mendimin që popullata ka për ish liderin e PD -tha për Lapsi.al një nga konceptuesit e këtyre spoteve-. Në to, më shumë sesa tradhëtar, apo i kapur nga Rama, Basha përshkruhet si një politikan i paaftë apo si një humbës serial. Prandaj ne vendosëm që fushata të bazohej në këto karakteristika, që e krahasojnë atë me një objekt pa vlerë. Prandaj dhe prej këtjej rrodhi sllogani: “Mos e ço votën dëm” (shiko spotin poshtë).
Por përpos këtij versioni të thjeshtëzuar, Lapsi.al ka parë edhe një më politik ku përmenden të gjitha betimet që Basha ka bërë në katër vitet e fundit dhe si është tërhequr prej tyre, njëra pas tjetërës. Aty jepen deklaratat e kreut të kontestuar të PD-së, kur thotë se teatri apo unaza e re janë vija e tij e kuqe, kur deklaron se Fatmir Xhafa futet në ministri vetëm po kaloi mbi trupin e tij, kur deklaron se Rama duhet nxjerrë zvarë nga zyra dhe më pas takohet kokë më kokë me të dhe më e fundit fare pirueta 180 gradëshe në qëndrimin për vettingun. Të gjitha këto shoqërohen me një refren: shprehjen emblematike: “Betja sapo ka filluar”. Pra loja që po luan foltorja është e qarë: çdo votë për Lulzim Bashën dhe kandidatët e tij vetëm sa përçan opozitën dhe e bën më të lehtë fitoren e Ramës. Tendencën që kandidatët e PD-së zyrtare nuk do të kenë asnjë peshë në këtë garë e treguan edhe dy sondazhet e MRB dhe Euronevs në Shkodër dhe në Durrës që i rendisnin ata të fundit mes tre kandidatëve.
Sondazhi për zgjedhjet e 6 marsit/ Grupimi i Berishës fiton Shkodrën
Prandaj me sa duket grupimi i foltores e ka mbështetur strategjinë e ditëve të fundit në idenë se duke votuar për bashën e çon votën dëm.
©Lapsi.al
Analiza e sondazhit për Durrësin/ Fiton Rama, Berisha shkatëron Bashën