• |
ide | kryesore

Ceferin, përplasje e re me Real, Juve e Barça: “Përdorën një pandemi, tani po përdorin një luftë”

-Instant, Sport



Lajmi për një përpjekje të re për rinisjen e projektit Super League nga Real Madrid, Barcelona dhe Juventus ka mbërritur edhe në veshin e Alexander Ceferin, i cili ka dashur të mbysë në mënyrën e tij. “Klubet janë të lira të krijojnë turneun e tyre, por mos prisni të konkurrojnë në ato të UEFA-s. Ata përdorën një pandemi, tani po përdorin një luftë. Unë jam i lodhur nga ky projekt jo-futbollistik. Ata jetojnë në një botë paralele. Ndërsa ne punojmë për të shpëtuar lojtarët, për ta tifozët janë thjesht konsumatorë”, tha presidenti i UEFA-s gjatë ‘Business of Football Summit’ organizuar nga Finacial Times.

Më pas Ceferin foli për pasojat e pushtimit rus të Ukrainës dhe vendimet e marra nga bota e futbollit. “Askush nuk e priste një luftë në mes të Evropës. Edhe ne po lëvizim si Uefa, unë kam qenë në telefon për 48 orë me lojtarë dhe trajnerë për t’i ndihmuar ata të largohen nga Ukraina. I kam kërkuar ndihmë qeverive, por nuk mund t’i ndihmonin sepse askush nuk mund të garantonte sigurinë e njerëzve. Është e vështirë të shpjegohet se sa të vështira ishin këto biseda. Një nga lojtarët që u larguan nga Ukraina erdhi direkt në shtëpinë time. Duhet të punojmë shumë për të bërë pjesën tonë. Shpresojmë që lufta dhe kjo çmenduri të ndalet sa më parë”, shtoi ai.

Ceferin përsëriti gjithashtu kundërshtimin e tij ndaj organizimit të Kupës së Botës çdo dy vjet. “Nuk është as një mundësi për t’u shqyrtuar dhe jam i lumtur që edhe FIFA e ka kuptuar këtë”, përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *