• |
ide | kryesore

Del SONDAZHI/ Kush do fitojë zgjedhjet në Shkodër të dielën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit për bashkinë Shkodër pritet t’i fitojë kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Barometri i Euronews Albania tregon se Bardh Spahia parashikohet të marrë 46,1% të votave.

Kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Angoni parashikohet të arrijë në 36,8%.

Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike, Xhemal Bushati rezulton me vetëm 17,1% vota.

Duke përfshirë marzhin e gabimit, Spahia mund të arrijë nga 43,6% deri në 48,6%, Angoni nga 34,3% deri në 39,3%, kurse Bushati nga 15,1% deri në 19,1%.

Në prirjen e votës, Spahia del me 33% mbështetje, Angoni me 26,5%, Bushati 12,5%. 12% e votuesve janë të pavendosur, kurse 14,6% thonë se nuk do të votojnë.

Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Shkodër dhe bashkinë Durrës, në datat 21 shkurt- 1 Mars me 1200 intervista ballë për ballë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *