• |
ide | kryesore

F1/ Red Bull blindon Verstappen me shifrën e çmendur: 40 milionë euro në vit deri në 2028

-Instant, Sport



Një rinovim faraonik: Red Bull ka blinduar Max Verstappen deri në vitin 2028 me një shifër monstruoze prej 40 milionë euro në vit. Kështu kampioni i botës po konkurron me Leëis Hamilton edhe për rolin e pilotit më të paguar të Cirkusit. “Zgjedhja për të qëndruar këtu ishte e lehtë sepse e dua këtë ekip. Viti i kaluar ishte i jashtëzakonshëm dhe arritëm objektivin tonë të vitit 2016. Tani duhet të mbajmë numrin 1 të stampuar në makinë për aq kohë sa të jetë e mundur”, tha holandezi.

Rinovim pesë-vjeçar duke filluar në 2023. Një goditje e fortë për team manager të Red Bull Horner: “Kjo është një deklaratë e vërtetë qëllimesh: ne kemi një strategji afatgjatë dhe kjo e dëshmon këtë. Me motorin e ri, duke filluar nga 2026 ne donim të kishim pilotin më të mirë në start për atë makinë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *