• |
ide | kryesore

Harta/ Si po ikin ukrainasit nga pushtuesi rus, mbi 575 mijë futen në Poloni

-Instant, Arkiva, Planet



Më shumë se një milion ukrainas janë larguar nga vendi në këto tetë ditë luftë, raporton OKB.

BE vlerëson se deri në katër milion njerëz mund të përpiqen të largohen nga vendi në total, për të kërkuar strehë në vendet e tjera, për t’u mbrojtur nga pushtuesi rus.

“BBC” publikon hartën dhe raporton se Polonia ka pranuar deri më tani më shumë se 575 mijë ukrainas. Referuar të dhënave të Agjencisë Kufitare Polake, rezulton se vetëm të mërkurën kanë hyrë në Poloni 95 mijë shtetas nga Ukraina.

Polonia është shtëpia e një komuniteti të madh ukrainas, ndaj dhe shumica e njerëzve që janë larguar tani nga lufta, kanë shkuar për të qëndruar te familjarët ose miqtë e tyre atje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *