• |
ide | kryesore

Julia Fox: Lidhja me Kanye, gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur Julia Foc e ka përshkruar romancën e saj me Kanye West si një ‘përvojë e bukur’.

Fox kaloi në tapetin e kuq në premierën e ‘The Batman’ dhe foli për ET rreth ndarjes së saj nga reperi. “Ishte gjëja më e mirë që mund të më kishte ndodhur. Si të nisja cdo gjë nga e para. Ai solli një shkëndijë përsëri në jetën time që e kisha harruar disi”, u shpreh aktorja. Sa i përket faktit nëse është gati  për një romancë të re ajo deklaroi se nuk është prioriteti i saj kryesor por nuk do të refozunte askënd që do e tërhiqte. Julia dhe Kanye u takuan për herë të parë në Miami gjatë një feste të Vitit të Ri. Ata u fotografuan më pas në qytetin e Nju Jorkut, ku  darkuan së bashku pasi panë një produksion të Slave Play.Menjëherë pas kësaj, fotot e çiftit u publikuan në revistën Interview dhe  Fox konfirmoi lidhjen e tyre.  Më 14 shkurt, u publikua lajmi se dyshja ishte ndarë por vazhdonin të ruanin miqësi./ Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *