• |
ide | kryesore

Këshilli i qytetit Mariupol ngre alarmin: Rusët po na bllokojnë ujin dhe ushqimet, ky është gjenocid

-Instant, Arkiva, Planet



Këshilli i qytetit të Mariupolit tha se Rusia vazhdimisht dhe qëllimisht po bombardon infrastrukturën kritike civile në portin jugor të Ukrainës, duke e lënë atë pa ujë, ngrohje ose energji elektrike dhe duke parandaluar sjelljen e furnizimeve ose evakuimin e njerëzve.

“Ata po bllokojnë furnizimet ushqimore, duke na vendosur në një bllokadë, si në Leningradin e vjetër. Qëllimisht, për shtatë ditë, ata kanë shkatërruar infrastrukturën kritike të qytetit për mbështetjen e jetesës. Nuk kemi përsëri dritë, ujë apo ngrohje.”

Këshilli tha se po kërkon të krijohet një korridor humanitar për qytetin.

“Ne po shkatërrohemi si komb. Ky është gjenocid i popullit ukrainas,” tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *