• |
ide | kryesore

“Më e rrezikshmja është përpara”/ BBC: Çfarë e pret Vladimir Putin, nëse humbet në Ukrainë

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Momentet më të rrezikshme të këtij konflikti janë përpara. Përparimi rus po shkon më ngadalë dhe po përballet me rezistencë shumë të madhe, se sa priste Presidenti Putin. Forcat e tij kanë hasur probleme të mëdha në logjistikë, komandë, moral dhe efektivitet luftarak. Por, rusët do të vazhdojnë dhe viktimat civile nga bombardimet do të rriten.

Ndërsa sanksionet dhe bojkotet perëndimore kanë treguar një shkallë të rrallë unanimiteti, ato do duan ca kohë që të japin efekt dhe rusët nuk do ta ndalin këtë luftë. Kjo, sepse është kthyer në një luftë ekzistenciale për Vladimir Putin. Nëse ai humbet, ai e di se ditët e tij në pushtet janë me siguri të numëruara. Do të jetë mundësia për t’u rrëzuar ose për t’u përballur me një gjykatë penale ndërkombëtare.

Qëllimi i tij është të heqë qeverinë në Kiev dhe të vendosë një regjim kukull. Në këtë fazë, ai ka të gjitha arsyet të vazhdojnë luftën e tij, sado e madhe të jetë kostoja e jetës. Ukrainasit kanë treguar se janë më shumë se të zgjuar në luftën e informacionit. Ata përshtaten shpejt dhe janë novatorë në konfrontimet ushtarake. Ata luftojnë si njerëz që kanë frikë të humbasin atdheun e tyre nga një pushtues i huaj. Por, duke u përballur me një forcë ushtarake me epërsi të jashtëzakonshme në numër, shpresa e tyre më e madhe është të tërheqin rusët në një luftë shteruese.

Ndërsa në shumë qytete vijojnë bombardimet dhe Rusia po shton viktimat në radhët e civilëve, duke shfaqur edhe detaje të krimeve të luftës, si reagojnë aleatët, kur sanksionet nuk mund ta bëjnë artilerinë të heshtë? Duke përjashtuar përfshirjen ushtarake, nga frika e një lufte të tmerrshme më të gjerë evropiane, Perëndimi do të duhet të mendojë se si reagon ndaj rrethimit të qyteteve ukrainasve nga rusët.

Nuk ka përgjigje të lehta. Jemi vërtet në një peizazh të panjohur!



3 Comments

  1. po nuk e rrun trapin putini per gjykate

    nuk eshte frikacak

    nese ju koqe mendoni nje gjykata nderkombetare do gjykoje putinin ose ji xin pin , keni pjerdhur fare, para se te ndiodhe kjo do plasin bombat berthamore dhe i dashur palle kari mjaftojne 10 prej tyre qe bota te shkaterrohet

    1. O kar, mjafton ti formulojne akuzen per krime lufte nga Tribunali i Hages kundershtaret politike ne Rusi do ta hane t; gjalle putanen

  2. Para se tja formulojne atij duhet tja formulojne Bush dhe Tony Blair per sulmin ne Irak, Sarkozy per luften ne Libi, dhe plot te tjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *