• |
ide | kryesore

Njeriu më i pasur i Britanisë së Madhe mes blerësve të mundshëm të Chelsea

-Instant, Sport



Njeriu më i pasur i Britanisë, një abonent i Blues, mund të blejë Chelsean nga Roman Abramovich. Manjati rus pak para ndeshjes së Chelsea në FA Cup kundër Luton Town, përmes një letre të publikuar në faqen zyrtare të klubit, konfirmoi zërat që qarkullonin prej disa ditësh: Chelsea është në shitje.

55-vjeçari njoftoi gjithashtu se të ardhurat do të dhurohen për viktimat e luftës në Ukrainë. “Do të doja të flisja mbi spekulimet që janë shfaqur në media ditët e fundit në lidhje me pronësinë time te Chelsea. Siç e kam thënë tashmë, gjithmonë kam marrë vendime me interesin e klubit në zemër. Prandaj, në situatën aktuale kam marrë vendimin për të shitur klubin, pasi besoj se kjo është në të mirë të vetë klubit, tifozëve, punonjësve, si dhe sponsorëve dhe partnerëve. Shitja e klubit nuk do të përshpejtohet por do të ndiqet një proces i rregullt”.

Miliarderi zviceran Hansjorg Wyss, në orët e fundit ka konfirmuar se është kontaktuar për një ofertë për të blerë Chelsean. 86-vjeçari tha se ishte i interesuar, por gjithashtu theksoi se nuk do ta bënte sigurisht një operacion të tillë i vetëm. Nëse ai do të blinte vërtet Chelsean, ai do ta bënte këtë me një konsorcium prej gjashtë deri në shtatë investitorësh. Vetëm se tani po shfaqen emra të rinj. Sipas The Sun, janë tre blerës potencialë dhe miliarderi Jim Ratcliffe, njeriu më i pasur i Britanisë, është ndër më të interesuarit. Ratcliffe tashmë zotëron dy klube futbolli, bleu ekipin zviceran të Lozanës në 2017 dhe Nice në 2019.

Në të kaluarën është folur për një nënshkrim të mundshëm të Chelsea ose Manchester United nga 69-vjeçari. Miliarderi u rrit si një tifoz i United, por tani zotëron një abonim në Stamford Bridge. Tre vjet më parë, kur u pyet për blerjen e klubit londinez, Ratcliffe tha: “Nuk do të them jo, por nuk e di. Është një sport mjaft i komplikuar dhe një botë e ndërlikuar”. Ratcliffe, pasuria neto e të cilit është rreth 16.6 miliardë dollarë, është pronar i kompanisë kimike Ineos dhe shoqëria zotëron ekipin e çiklizmit të njohur si Team Sky, por gjithashtu ka investuar shumë edhe në regbi e F1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *