• |
ide | kryesore

Putin nuk ndalet/ Zelensky krahason me pandeminë: Na ka sulmuar tjetër virus, por Ukraina po reziston

-Instant, Lajme, Planet



Megjithëse mes palëve vijojnë diskutimet për paqe, presidenti rus Vladimir Putin ka rritur agresionin në Ukrainë. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, gjatë një fjalimi në mëngjes, ka thënë se bombardimet ruse nuk janë ndalur që nga mesnata. Megjithatë Zelensky thotë se mbrojtja e Ukrainës vijon dhe se nuk do të ndalet.

“Nuk kemi asgjë për të humbur përveç lirisë”, tha Zelensky, duke shtuar se forcat ukrainase kanë marrë çdo ditë furnizime në armatime nga aleatët ndërkombëtare.

Zelensky foli edhe për pandeminë, duke kujtuar rastin e parë me Covid në vend të regjistruar 2 vite më parë.

“Kanë kaluar dy vjet që kur Ukraina regjistroi rastin e parë të Covid-19. Ka kaluar një javë që nga sulmi i një virusi tjetër,” tha ai duke iu referuar pushtimit rus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *