• |
ide | kryesore

Rebelët e Super League rikthehen me projektin e Agnellit: sot prezantohet idea e re e turneut që tremb UEFA-n

-Instant, Sport



Projekti i Super League nuk ka dështuar asnjëherë, të paktën në mendjet dhe synimet e Andrea Agnellit, Florentino Perez dhe Joan Laportas. Për presidentët e Juventus, Real Madrid dhe Barcelonës, tre klubet “themeluese” të tentativës së parë të ndërprenë me largimin thuajse të menjëhershëm të gjashtë klubeve të mëdhenj anglezë, Milan, Inter dhe Atletico (Psg, Bayern, Borussia Dortmund dhe Porto e kishte shmangur më parë bashkimin), e ardhmja e futbollit europian vazhdon të jetë ky projekt. Sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport, Andrea Agnelli do të flasë sot dhe të shpjegojë linjën e re në kongresin sportiv-ekonomik të organizuar nga Financial Times në Londër. Një takim në të cilin ndër të tjera do të marrë pjesë në videokonferencë edhe numri një i Uefa-s, Aleksander Ceferin, ish-miku i Agnellit dhe sot kundërshtari kryesor i tij.

Skicat e projektit të ri janë ende të paqarta. Me siguri ka pritshmëri për të kuptuar nga vetë Agnelli se cilat janë linjat kryesore të projektit Super Legue-bis. Risia kryesore duhet të konsistojë në eleminimin e pranimit të përhershëm: me pak fjalë, askush nuk duhet të ketë një vend të sigurtë, të garantuar nga stema dhe jo me meritë sportive. Super League nuk do të jetë më një turne i mbyllur, vetëm me ftesa. Një sistem i papranueshëm e shkaku i kolapsit të zhurmshëm dhe të papritur të tentativës së parë. Ajo që mund të jetë formula e propozuar është e vështirë të imagjinohet, megjithatë mbetet e pamundur që kampionatet kombëtare të jenë kriteri i vetëm i kualifikimit për baballarët themelues. Super League e re – parashikon Gazzetta dello Sport – mund t’i referohet projektit të parë të Championsit të ri të planifikuar fillimisht për vitin 2024, ai që parashikonte 24 skuadrat më të mira të konfirmuara edhe në sezonin e ardhshëm, plus 8 të kualifikuara nga kampionatet. E reja do të ishte dy kategori, me promocione dhe rënie, siç ndodh në Uefa Nations League. Tani për tani është sidoqoftë çështje hipotezash, hamendjesh, prandaj, qendra e vëmendjes është përqendruar në Londër te Andrea Agnelli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *